Holanda dhe Austria, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për grupin D.

Dy ekipet luajnë për kreun dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Pritet të jetë një përballje e bukur dhe e luftuar në të dyja krahët.

“Tulipanët” vijnë në këtë sfidë si kryesues e katër pikë, ndërsa austriakët mbajnë vendin e tretë me 3 pikë të grumbulluara.

Si Holanda, ashtu edhe Austria, vijnë në formë të jashtëzakonshme në këtë takim. Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët.


FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDË: Verbruggen, Geertruida, De Vrij, Van Dijk, Ake, Veerman, Schouten, Reijnders, Gakpo, Malen, Depay.

AUSTRI: Pentz, Prass, Lienhart, Wober, Posch, Seiwald, Grillitsch, Schmid, Sabitzer, Wimmer, Arnautovic.

/tvklan.al