Zvicra nis me këmbën e mbarë EURO 2024, duke fituar pastër 3:1 përballë Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Helvetët janë tashmë me tri pikë, po aq sa fqinjët e tyre, Gjermania, për në vendin e dytë për shkak të golavarazhit

Minuta e 93-të, Breel Embolo shënon golin e tretë për zviceranët.

Minuta e 79-të,  trajneri i Hungarisë Rossi largon Szallai dhe Kerkez, në fushë Dardai dhe Martin Adam.

Minuta e 74-t, Breed Emoblo, i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon për shkak të dëmtimeve, hyn në fushën e lojës për zviceranët  në vend të Ruben Vargas.

Minuta e 68-të,  për Zvicrën hyjnë në fushë Leonidas Stergiou dhe Zeki Amdouni, zëvendësojnë respektivisht Duan dhe Widmer.

Minuta e 67-të, Laszlo Kleinheisler hynë në fushën e lojës për hungarezët duke zëvendësuar Adam Nagy.

Minuta e 66-të, kapiteni Dominik Szoboszlai kroson bukur nga krahët dhe Barnabas Varga shënon me kokë duke e çuar topin në shtyllën e majtë të portierit Sommer.

Minuta e 59-të, Freuler bëhet lojtari i dytë i Zvicrës që ndëshkohet me karton të verdhë. Veterani Freuler  kreu një faull cinik ndaj Szoboszslai-t, i cili arriti të driblonte.

Minuta e 48-të, Duah godet brenda zonës por portieri Gulacsi kundërpërgjigjet duke e çuar topin në goditje këndi.


Në moshën 23 vjeç e 21 ditë, Dominik Szoboszlai bëhet kapiteni më i ri ndonjëherë në historinë e kampionateve europianëve, duke kaluar Giuseppe Bergomi të Italisë, i cili ishte 24 vjeç e 171 ditë kur udhëhoqi Italinë në fushë kundër Gjermanisë në Düsseldorf në EURO 1988.


Nis pjesa e dytë, Michel Aebischer realizoi golin e parë me përfaqësuese e Zvicrës e cila ka dominuar lojën. Hungaria ka kryer një zëvendësim, në fusha mrojtësi Bolla në vend të një tjetër mbrojtësi, Adam Lang.


Minuta e 45-të, Aebischer shënon golin e dytë me një goditje jashtë zonës së rreptësisë.

Minuta e 40-të, mundësi për hungarezët pasi ndaj Szalai u shkaktua faul nga Ndoye në një distancë rreth 30 metra nga porta e Sommer. E ekzekutoi Szoboszslai duke tentuar ne zone Orban por topi shkon lehtësisht ë duart e portierit Sommer.

Minuta e 29-të, përfaqësuesja hungareze fiton goditjen e parë nga këndi. Szoboszslai gabon me krosimin.

Minuta e 29-të, Xhaka dhe Freuler, me gati 200 ndeshje së bashku për Zvicrën, me qetësi kontrollojnë mesfushën duke ulur disi ritmin e helvetëve për të administruar me qetësi rezultatin.

Minuta e 20-të, portieri hungarez Gulacsi realizon një pritje të bukur pas gjuajtjes së Vargas.

Minuta e 14- të, u desh ndërhyrja e VAR për të konfirmuar se pozicioni i Duah ishte rregullt, arbitri Vincic pasi dëgjon në kufje sinjalizon drret pikës së bardhë të mesit të fushës.



Minuta e 13-të GOL Zvicra!! Duah kalon në avantazh helvetët në debutimin e tij në evropian. Një pasim nga Aebischer dhe Kwadwo Duah me një goditje të lehtë dërgon topin në rrjetën e Gulacsi-t.

Minuta e 10- të, Fiola për hungarezët depërton nga e djathta dhe pason në qendër tek Sallai, i cili godet nga një distancë mbi 25 metra dhe topi shkon jashtë

Minuta e 8- të, ritmi i ndeshjes është i mirë por asnjë nga ekipet nuk ka tentuar të godasë portën.



Minuta e 5- të, karton i verdhë për Widmer për një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit Kerkez.

Minuta e 3- të, Duah nga krahu i majtë pason në qendër për sulmuesit zviceranë, por pozicion jashtë loje.

Nis ndeshja!


Ndeshja e dytë e vlefshme për grupin A, hungarezet e trajnerit Marco Rossi përballë helvetëve të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka.

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulacsi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Schafer, Nagi, Fiola; Szoboszlai, Sallai; Varga | Trajner: Marco Rossi

ZVICRA (3-4-2-1): Sommer; Schar, Akanjii, Rodriguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Ndoye; Vargas, Aebischer; Duah | Trajner: Murat Yaki


/tvklan.al