Shqipëria luan sonte historinë ku kuqezinjtë përballen me Spanjën, në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Në prag të nisjes së kësaj ndeshje kaq të rëndësishme, në një lidhje direkte në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj ishte ish-trajneri Edi Reja, i cili për ndeshjen e sotme u shpreh se e rëndësishme është të dimë të luajmë mirë në këtë sfidë.

Reja u shpreh se nuk duhet t’iu lëmë hapësira futbollistëve të Spanjës dhe duhet të kthehemi në momentin që jemi në aksion.

Edi Reja: Është një formacion i bukur. Është e rëndësishme të dimë të luajmë në këtë sfidë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme të jetë Manaj sepse ai ka mundësi të luaj dhe të sakrifikojë, siç ka bërë edhe në ndeshjen tjetër. Mendoj që Shqipëria është rritur shumë. Ka bërë dy paraqitje shumë të mira. Ka qenë një moment shumë i rëndësishëm kur fatkeqësisht Manaj nuk gjeti dot portën. Është e rëndësishme që në Spanjë nuk luajnë titullarë. Është shumë e rëndësishëm që të besojmë dhe siç keni para që minutat e fundit kanë shërbyer për të patur gola të rëndësishëm. Sonte është e rëndësishme që ne të besojmë që të kemi diçka të tillë .

-Si duhet të luajë Shqipëria para Spanjës?

Edi Reja: Është shumë e rëndësishme që të mos lëmë hapësira futbollistëve të Spanjës dhe duhet të kthehemi në momentin që jemi në aksion.

Ndërsa sa i përket ndeshjes me Kroacinë ku Kombëtarja arriti të sigurojë një pikë pas barazimit ish-trajneri Reja tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

Edi Reja: Është një arritje e jashtëzakonshme e Shqipërisë të marrësh një pikë ndaj një skuadre si Kroacia që tregon që është rritur, pasi Kroacia ka futbollistë të rëndësishëm.

-Cilat janë pikat e forta të skuadrës shqiptare sot?

Edi Reja: Kemi treguar garanci. Mario Mitaj më ka surprizuar, është një lojtar shumë i mirë. Ramadani do të jetë shumë i rëndësishëm në sfidën e sotme. Do të vlente shumë nëse ai do të ishte i pranishëm në mes të fushës.

Gjatë fjalës së tij ish-trajneri Edi Reja ka folur edhe për Armando Brojën ku ka shprehur vlerësimin e tij.

Edi Reja: Broja është një futbollist me mjaft cilësi ku gjatë këtij viti nuk ka pasur një rendiment për shkak të dëmtimit. Shpresoj të kthehet Broja që njohim. Kur ai futet zgjidh lojën e rëndësishme edhe nëse luan 10 minuta ka rëndësi të bëjë zgjidhjen e situatës.

Ndërsa sa i përket deklaratës së tij se Sylvinho e gjeti të gatshme Kombëtaren shqiptare Edi Reja u shpreh se ai e ka gjetur skuadrën të gatshme, por ai ka bërë punën e tij.

Edi Reja: Ne bashkë me Presidentin kemi rënë dakord që skuadra duhet të jetë gati për Europian. Ai e ka gjetur skuadrën të gatshme, por ai ka bërë punën e tij. Më pëlqen sepse Sylvinho ka ndjekur atë që kam thënë unë. Është meritë e tij, e Federatës, por edhe grupit sepse kemi punuar të gjithë për këtë moment./tvklan.al