Spanja ka nisur tashmë përgatitjet për finalen e madhe të 14 Korrikut. Iberikët garantuan biletën pas fitores 2-1 ndaj Francës, gjithsesi, edhe tekniku Luis de la Fuente nuk ka kursyer seancat stërvitore për lojtarët në dispozicion.

Dy mungesat e vetme në finale janë Pedri, pas një dëmtimi kundër Gjermanisë dhe Ayoze Perez, i cili ka munguar që nga një problem muskulor kundër Italisë në ndeshjen e tyre të dytë të grupit.

Mbrojtësit, Dani Carvajal dhe Robin Le Normand do të kthehen nga pezullimi dhe pritet të marrin vendin në formacionin titullarë. Ndërkaq, lojtarë si Fabian Ruiz, Rodri, Alvaro Morata dhe Aymeric Laporte që kanë luajtur në shumicën e minutave në këtë Europian kanë zhvilluar stërvitje të lehtë për të qenë të gatshëm për finalen e së dielës.

Spanja ka dhuruar një performancë fantastike në Euro2024, ku ka regjistruar vetëm fitore në të gjashtë takimet duke shënuar 13 gola dhe pësuar vetëm 2 herë.

Klan News