Jude Bellingham, ishte heroi i Anglisë, në ndeshjen ndaj Sllovakisë. Mesfushori shënoi golin vendimtar për anglezët, në minutën e 95-të, duke shmangur humbjen dhe eliminimin.

Sllovakët kryesonin 0-1 nga pjesa e parë, ndërsa pak sekonda para fundit, “ylli” i Real Madrid, vendosi baraspeshën me një supergol me roveshatë.

Barazimi nga Bellingham, e dërgoi ndeshjen në shtesa, aty ku shënoi edhe Harry Kane, që vulosi kualifikimin e anglezëve.

Supergoli i shënuar, por edhe paraqitja e shkëlqyer, bënë që në fund, Bellingham të zgjidhet si lojtari i ndeshjes. 21-vjeçari mori në fund të ndeshjes, çmimin e më të mirit nga UEFA.

Në çerekfinalen e Europianit, Anglia do të përballet me Zvicrën. /tvklan.al