Rumania arriti një fitore të thellë 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e parë për grupin E në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Megjithëse kjo ishte fitorja e parë në 24 vite, ky triumf i rumunëve u zbeh nga tifozët e saj në stadium, sipas mediave të huaja.

Një video e publikuar në X, tregon tifozët rumunë që brohorasin e emrin e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, vendit që është në luftë me Ukrainën. Kjo vjen pasi UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, vendosi të ndalojë flamujt rusë nga të gjitha ndeshjet e Ukrainës në Gjermani këtë verë nga frika se prania e tyre mund të çojë në çështje serioze të sigurisë brenda stadiumeve.

 “Flamujt rusë nuk do të lejohen në ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës. Të gjithë flamujt pranohen përgjithësisht nëse nuk konsiderohen provokues dhe diskriminues ose mund të përfaqësojnë një çështje sigurie,” tha mes tjerash një zëdhënës i UEFA-s.-