Finalja e madhe e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë, do të gjykohet nga François Letexier. Francezi do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e 14 korrikut në Berlin.

35-vjeçari mban stemën e FIFA-s nga viti 2017, ndërsa ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.

Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji. Gjithashtu Letexier ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse, mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Arbitri francez, do të shoqërohet nga dy asistentët bashkëkombës të tij, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari i katërt.

Në VAR, do të jetë gjithashtu në arbitër nga Franca, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.

Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, do të luhet të dielën e 14 korrikut në orën 21:00, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al