Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kupa e Shqipërisë në futboll ka çelur zyrtarisht sezonin e ri futbollistik kombëtar 1999-2000. Por jo çdogjë ka shkuar sipas parashikimeve, nga 16 takime nuk janë zhvilluar 2. Dinamo për mosparaqitje të portës së Shëngjinit kalon në turin e dytë. Ndërsa takimi Shkodra – Vllaznia nuk është zhvilluar për mosmarrveshje për vendin e zhvillimit.

Ekipi i Vllaznisë është drejtuar tek kompleksi sportiv Zmihani, ku zhvillon stërvitjet ekipi i Shkodrës, ndërsa ky i fundit ka pritur tek dyert e mbyllura të stadiumit “Loro Boriçi”. Partizani ka barazuar në pjesën e dytë me Albanët duke shfaqur pasojat e problemeve që ka, këtyre ju është shtuar dhe dorëheqja e trajnerit Dizdari para fillimit të aktivitetit, duke patur ndikimin e vetë në gjendjen e skuadrës.

Beslidhja dhe Kukësi i kategorisë së dytë kanë fituar ndaj Besës dhe Laçit ish-skuadra të kategorisë së parë, pasi këtë sezon kanë zbritur në kategorinë e dytë./tvklan.al