Gazetari Gent Tafaj  gjatë një lidhje në emisionin EUROZONE, në Tv Klan, u pyet nga të ftuarit e Genti Laskut për situatën e lojtarëve të Kombëtares dhe për formacionin e mundshëm ndaj Spanjës.

Glend Tafaj: Kombëtarja është një gjendje shumë të mirë. Kjo është ogur i mirë, nuk ka shfaqur probleme fizike. Pak shqetësim ka shfaqur me herët Asani dhe Manaj. Mihaj shfaqi disa probleme sot por ishte në stërvitje me të gjithë skuadrën. Stërvitja ishte 90 minuta. Para se të ikin nesër në Dyseldorf, kombëtarja do të zhvillojë një seancë të shkurtër stërvitore prej 45 minutash, këtu ku po qëndrojnë.

Silvinjo e ka të shenjtë fshehtësinë e formacionit. Ne si media nuk qëndrojmë më shumë se 15 minuta në stërvitje, e më pas largohemi. As futbollistët nuk janë të sigurt për aktivizimin e tyre. Pritet të ketë një ose dy ndryshime. Balliu është një opsion. Mesfusha nuk ndryshon ndaj Spanjës.

Mund të them se Balliu me Hysaj janë në balotazh. Ajeti me Ismajlin janë në balotazh për qendrën e  mbrojtjes. Në sulm Manaj dhe Broja janë në balotazh. Arbër Hoxha nuk llogaritet në formacion mesa kemi ne të dhëna momentalisht. Sigurisht që dhe trajneri nuk e di 100% formacionin, sepse duhet të shikohen dhe të dhënat dhe gjendja e futbollistëve, të analizohen.

Ndeshjet e Kampionatit Europian transmetohen në ekranin e Tv Klan dhe Klan Plus!

/tvklan.al