Aktori Gentian Zenelaj, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se e përjetoi shumë keq eliminimin e Gjermanisë nga Europianin, si tifoz i tyre.

Megjithatë, Zenelaj theksoi se ishte i kënaqur për atë që ekipi tregoi në fushë ndaj Spanjës.

Gjithashtu ai zbuloi edhe arsyen, përse ishte kundër që ndeshja të shkonte te penalltitë.

“Ndeshjen e ndoqa në shtëpi. E përjetova shumë keq. Por isha shumë i kënaqur, sepse Gjermania bëri lojë fantastike. Mendoja që më mirë të mos shkonte te penalltitë, sepse i humbet kënaqësia.

Kam parë një nga ndeshjet më të bukura të këtij Europiani. Kroos deri në momentin që u dëmtua, ishte shumë mirë. Dola i kënaqur nga ndeshja, sepse e shijova shumë.”, deklaroi Zenelaj. /tvklan.al