Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dhjetë vjet që mbeti dhe quhet veç gropë. Asnjë emër tjetër nuk mori ky shesh. Përveç gropë ju shtua dhe emri i shkaktrit të saj, Hajdin Sejdia. Kjo pjesë e këtij sheshi edhe në planin rregullues të qytetit është hartuar dhe parashikuar për një ndërtesë tregtare, për zyra dhe jo ndërtesë banimi, pasi dikur ka qenë pazari. Por kjo zonë pakmuaj më parë e mbuluar nga kjoskat nuk është vënë shumë re, pasi më shumë evidentohej aktiviteti i tyre. U desh viti 2000, që kjo zonë të shfaroste lokalet përreth dhe të rishfaqej sërisht pamja gropë, këtë herë e mbushur më mbeturinat e viteve. Por ashtu si çdo vend tjetër që pas heqjes së kjoskave përfitoi gjelbërimin edhe këtu ka nisur ky proces.

Në mbledhjen e fundit të KRRT, këshilli i rregullim territorit, bashkia mori vendimin për çlirimin e sheshit nga detyrimet ligjore që rridhnin nga lejet e mëparshme. Tashmë çdo investitor është i lirë që në kombinim me pronarin e truallit mund të hyj në ndërtim. Por janë 83 familje që kanë pronë në këtë gropë, që deri në vitin ’90 ka qenë tokë publike, në të cilën ka pronë edhe bashkia. Ndaj deri në pritje të investitorit të vërtetë, parku që do të ngrihet sërisht në krah të tij do të ketë këtë gropë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti