Në tribunën e Veltins-Arena të Gelsenkirchen janë padyshim dhe mamiljarët e lojtarëve të Tre Luanëve.

Si gjithnjë e pranishme në stadium është dhe bashkëshortja e veteranit të kësaj skuadre, Kyle Walker.

Annie Kilner u pa duke ushqyer djalin e tyre të vogël, ndërsa Walker dhe shokët e tij të skuadrës  përballen me Sllovakinë.

Kilner, 30 vjeç, ka udhëtuar nga shtëpia e saj në Cheshire me të katër fëmijët e çiftit pasi martesa e tyre u trondit nga deklarata e mbrojtësit të krahut se ka fëmijë jashtë martese me influencuesen Lauryn Goodman.

Miqtë e saj pretendojnë se ajo ka mbështetjen e plotë të bashkëshorteve dhe partnereve të lojtarëve të tjerë të skuadrës angleze.

Sipas “MailOnline” Annie fluturoi me avion privat me të katër fëmijët e saj për të mbështetur Kyle dhe ekipin për ndeshjen e parë me eliminim direct kundër Sllovakisë.

Ata adhurojnë të shikojnë skuadrën, të brohorasin babanë e tyre dhe të përzihen me familjet e tjera në fushë. Kështu janë mësuar, pasi janë rritur të rrethuar nga bota e futbollit dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë. Të dish se ata po e brohorasin nga tribuna, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij, do të thotë bota për të. Annie është e rrethuar nga mbështetja e partnereve të tjera të lojtarëve që admirojnë forcën dhe qëndrueshmërinë e saj”, – tha një burim për “MailOnline”.

Ndërkohë, gruaja e Kieran Trippier, Charlotte, ngjalli reagime tek fansat këtë javë pasi ajo postoi një mesazh në Instagram për ‘kapërcimin e gjërave’ mes kritikave ndaj saj për të ndarë më “shumë” seç duhej për publikun nga martesa e saj.

/tvklan.al