Industria ushtarake e kryesisht në kombinatet në Poliçan e Gramsh janë përcaktuar si një nga bashkëpunimet e ardhshme mes Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare dhe asaj Turke. Këtë e kanë publikuar sot në një konferencë për shtyp Ministri Shqiptar i Mbrojtjes Hajdaraga dhe homologu i tij Turk Sabaudin Çakmakoglu.

Duke mos dhënë hollësi rreth këtij bashkëpunimi Ministri Turk u shpreh se janë 6 projekte të studiuara gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Shqipëri nga një grup specialistësh. Ku të kthehemi në Turqi vijoi ai, do të vendosim kontretisht për shfrytëzimin e kësaj mundësie të re. Më tej Hajdaraga ka radhitur fushat e mbështetjes së ushtrisë turke ndaj asaj shqiptare duke filluar që nga brigada komado, batalioni special, Fakulteti i Detarisë në Vlorë si dhe ndërtimi i bazës së Pashë Alimani.

Dy Ministrat kanë deklaruar se me përfundimin e projekteve të nisura do të shihen mundësitë e thellimit të mëtejshëm të lidhjeve mes dy ushtrive tona. Ministri Turk ka vlerësuar qëndrimin e matur dhe korrekt të Shqipërisë për ruajtjen e paqes në Rajon si dhe ka mbështetur përpjekjet e saj për anëtarësimin në NATO./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego