Shqipëria ditën e sotme do të luajë ndeshjen e dytë në Europian, për grupin B. Teksa në ndeshjen me Italinë kuqezinjtë nuk arritën të fitonin këtë herë Kombëtarja Shqiptare synon fitoren e parë ndaj Kroacisë, në një përballje që parashikohet shumë e vështirë.

Që prej orëve të para të mëngjesit afër stadiumit të Hamburgut janë paraqitur shumë tifozë shqiptarë që presin me padurim të shohin ndeshjen kundër Kroacisë.

Një atmosferë e ndezur duket para nisjes së ndeshjes ku tifozët kuqezi nuk kanë kursyer edhe këngët e vallet. Në video shihen tifozë të shumtë të cilët kërcejnë e këndojnë këngë patriotike.  

Sfidën Shqipëri-Kroaci dhe të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni në Tv Klan./tvklan.al