“X Factor Albania” do të startojë shumë shpejt në Tv Klan për të zbuluar talentet më të reja muzikore. Për të na zbuluar më shumë detaje e ftuar në studion e Klan News me Iva Kalemin ishte edhe skenaristja e “X Factor” Ilda Lumani.

Mes detajeve lidhur me spektaklin Lumani ka folur edhe për jurinë e këtij spektakli aq shumë e komentuar ditët e fundit, ku ka thënë se të konfirmuar janë tre prej tyre të cilët janë Adi Krasta, Arilena Ara dhe Elhaida Dani. E pyetur nëse do të jetë një prej anëtarëve të katërt të jurisë edhe këngëtari Ylli Limani, skenaristja e “X Factor” nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Iva Kalemi: Ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen, por besoj që ju e keni bërë edhe pak edhe me kast është çështja e jurisë. Shumë është diskutuar. Janë konfirmuar le të themi emrat kryesor, apo jo?

Ilda Lumani: Po.

Iva Kalemi: Mund të quhet një konfirmim zyrtar?

Ilda Lumani: Deri diku, çfarë ju dini sepse janë shumë emra dhe juria është shumë pak. Në fakt ne këto ditë edhe sot madje kemi audiocione. Pas audicioneve të produksioneve, të gjithë konkurentët kanë kaluar përmes një filtri nga Vocal Coach që janë tre artistë shumë të mirë Landi Kademi, Kamela Islamaj, Egzona Ademi. Tre artiste të cilët i kanë përgatitur për daljen dhe do të jenë pjesë e produksionit. Pas kësaj site që ju është bërë ata dalin para audiocioneve të jurisë, të cilët tashmë i kanë këta konkurentë më të përgatitur dhe janë gati për të performuar si artistë të vërtetë.

Iva Kalemi: Pra është faza parapërgatitore që bëhet?

Ilda Lumani: Në momentin që këta artistë kanë dalë para jurisë atëherë kemi audicione zyrtare të cilat po regjistrohen dhe do të bëhen në televizionin Klan gjatë muajit Dhjetor.

Iva Kalemi: Juria tani është një faktor i rëndësishëm sepse gjithmonë kanë pasur një rol të rëndësishëm për të spikatur, por jo vetëm edhe me batuta vetë ata si komponentë dhe vetë si personazhe janë interesantë.

Ilda Lumani: Audicionet të japin edhe më shumë mundësi për të bërë batuta sepse elementet që vijnë aty janë ende të paformuar në television dhe janë të lirshëm dhe më spontan dhe në momentin që ti shikon një audicion pretendon të shohësh edhe situata.

Iva Kalemi: Një pjestar i jurisë do të jetë i ndryshueshëm, apo është informacion i gabuar?

Ilda Lumani: Audicionet përgjithësisht kanë një juri të lëvizshme, në çdo audiocion në çdo vend të botës kështu funksionon.

Iva Kalemi: Shumë pikëpyetje ka pasur në fakt edhe për Ylli Limanin, është shumë i pëlqyer.

Ilda Lumani: Po edhe mund të jetë, për momentin janë të konfirmuar, Adi Krasta, Elhaida Dani dhe Arilena Ara. Është një juri e kompletuar me personazhe snumë të rëndësishëm sepse Adi Krasta rikthehet në Tv Klan në një pozicion tjetër. Një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar dhe besoj se do të ketë interes. Arilena Ara është absolutisht një nga këngëtaret më të mira dhe prodhim i “X Factor” dhe shembulli më i mirë se çfarë mund të sjellë “X Factor” dhe është një garanci suksesi. Elhaida Dani padyshim është një nga këngëtaret më të mira të Shqipërisë tashmë e njohur në të gjithë Europën, suksesi i saj në “The Voice” dhe muzikalet që bëri me Rikardo Koçanten e çoi në mbi 100 vende të botës. Pra janë tre personazhe të kompletuar dhe shumë të ndryshëm, secili dëshiron një artist që ka në mëndjen e tij.

Ndër të tjera Lumani ka shtuar se këtë vit tre kategoritë për të përzgjedhurit do të jenë kategoria e ‘vajzave’, ‘djemve’ dhe kategoria ‘mix’ ku është hequr kategoria ‘grup’ sepse është parë që nuk ka funksionuar pasi grupet janë krijuar për spektaklin dhe më pas janë shpërbërë.

Ilda Lumani: Këtë vit do të jenë të ndarë ndryshe nga vitet e tjera. Tashmë të përzgjedhurit ndahen sipas kategorive që do të jenë një kategori për vajzat një për djemt dhe një kategori mix. Këto tre kategori janë risia që ndryshe nga vitet e kaluara është hequr kategoria grup sepse edhe në “X Factor” nëpër botë është parë që nuk ka funksionuar sepse kanë qenë grupe që janë krijuar për hir të spektaklit dhe më pas shpërbëhen. Shumë pak kanë funksionuar edhe ne prandaj nuk e kemi përfshirë kategorinë ‘grup’./tvklan.al