Një humbje të madhe e konsideruan miqtë, kolegët, dhe shkrimtarët, vdekjen në moshën 88-vjeçare të mjeshtrit Ismail Kadare.

Të pranishëm në ceremoninë mortore, ata ndanë kujtimet dhe atë çka vërtetë Ismail Kadare la si një kontribut të pashoq në Letërsinë Shqipe.

Nga kineastët, personalitete të medias, studiues, e personalitete të tjerë ishin të pranishëm për t’i dhënë nderimin Ismail Kadaresë që mbylli sytë në moshën 88-vjeçare dhe u përcoll në Tufinë. Në një ceremoni private siç e kërkoi familja, folën dhe të bijat për kujtimin e tij dhe dhimbjen.

Ismail Kadare u nda papritur nga jeta nga një arrest kardiak, në moshën 88-vjeçare, ndërsa ai mbetet shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, veprat e të cilit janë përkthyer ne 45 gjuhë të botës.

Tv Klan