Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas vizitës së delegacionit shqiptarë në Slloveni, tashmë në shqipëri për një vizitë zyrtare mbrrin ministri i Transportit slloven Anton Bergauer me ftesë të ministers tonë të Transortit Ingrid Shuli. Thellimi i bshkëpunimit bilateral, në fushat e transportit rrugorë, detar, ajror dhe atij hekurudhorë janë edhe temat e diskutimit midis dy homologëve të ministrisë së Transporteve. Kërkesa e palës shqiptare është ndihmë dhe studim i fizibilitetit në sektorin e korridorit të 8-të, aty ku ka mbetur pa u përfunduar. Shkëmbim experience për të përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik dhe ndërtimin e rrugëve. Ministria e Transporteve sllovene ka eksperiencë në bërjen e tyre, pasi në të kalon korridori 5 dhe 10. Nga ministri slloven Bergauer është premtuar vizitë e ekspertëve shqiptarë në Slloveni për shkëmbim experience. Ndërsa ministrja Shuli është shprehur se firmat sllovene me eksperiencë të marrin pjesë në tendera, kur fondet të mbrrijnë.

Sot është rënë dakort në fushën e ekspertizës së rrugëve dhe si axhendë të kësaj dite, ministry slloven i transporteve ka planifikuar takim me ministrin e Jashtëm Milo dhe kryeministrin Meta./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti