Juan Hernandez mund të përballet me burgim të përjetshëm pasi e ktheu vendin e tij në një “narko-shtet”

Një gjykatë amerikane shpalli fajtor ish- presidentin Hondurasit Juan Orlando Hernandez për bashkëpunim me kartelet e drogës.

Pas një gjyqi që zgjati dy javë, juria prej 12 anëtarësh shpalli një vendim unanim që dënonte Hernandez. Ai u shpall fajtor për trafik kokaine si dhe përdorim dhe mbajtje të paligjshme të armëve.

Ai mund të përballet me dënime të rënda deri në burgim të përjetshëm, sipas prokurorëve amerikanë që thonë se Hernandez e ktheu vendin e tij në një “narko-shtet” gjatë mandatit të tij në 2014-2022 ku trafikantët e dhunshëm të drogës lejoheshin të vepronin pa u ndëshkuar dhe njerëzit e Hondurasit dhe Shteteve të Bashkuara u detyruan të vuanin pasojat.

Hernandez, i cili dikur ishte aleat i SHBA-së u akuzua për herë të parë për komplot me trafikantët e drogës në vitin 2004. Gjatë presidencës së tij Hondurasi mori më shumë se 50 milionë dollarë si ndihmë amerikane kundër narkotikëve dhe dhjetëra milionë dollarë në ndihmë të sigurisë dhe ushtarake.

Por gjykata tha se Hernandez abuzoi me pushtetin e tij dhe pranoi ryshfet për të lehtësuar kontrabandën e drogës, gjë që e ndihmoi atë në fushatën e tij politike. Prokurorët gjithashtu bën të ditur se Hernandez bashkëpunonte me kartelin e drogës Sinaloa, i cili në atë kohë drejtohej nga trafikanti famëkeq meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Klan News