Pak ditë pas vendimit të dhënën nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e ligjit të lustracionit,  ish-të përndjekurit politik deklarojnë se do të ngrenë padi ndaj këtij organi kushtetues në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Duke u pozicionuar qartë lundër këtij vendimi i dhe qëndrimit të ndërkombëtarëve mbi këtë ligj, përfaqësues të shoqatës së ish-të përndjekurve politik deklaruan, se brenda javës që vjen do të nisin edhe protesta përpara Gjykatës Kushtetuese.

Bedri Blloshmi:Një grup avokatësh ndër më të njohurit në vend po përgatisin padinë që ne do të ngremë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar të drejtat legjitime të tonat me të cilat nuk mund të tallet më as Femi Abdiu dhe as trashëgimtarët e Partisë së Punës së Shqipërisë, sot PS-ja që po na servirin sërish si alternativë të saj politike luftën e harruar të klasave. Gjatë javës së ardhme ne ftojmë të gjithë ish-të përndjekurit Politik dhe qytetarët e Tiranës të bashkohemi për të protestuar në mënyrë paqësore para Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimeve klasore të atyre që i lejojnë vetes të drejtën të na gjykojnë sërish sot e 18 vjet pas rrëzimit të diktaturës dhe vendimeve çnjerëzore që kanë dhënë gjatë atij regjimi.”

Vendimi për pezullimin e ligjit lustracionit erdhi pas ankesave për antikushtetueshmëri të drejtuara nga ana e Partisë Socialiste shoqatës së Prokurorëve dhe Komunitetit shqiptar të Helsinikit në Gjykatën Kushtetuese./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Klevis Çaka