Para ndeshjes ndaj Hungarisë , e cila do të luhet sot në ora 15:00 në Këln dhe do të transmetohet në TV Klan, kapiteni Granti Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë folur për pritshmëritë e helvetëve.

Xhaka: “Në Euro 2020 shkuam deri në çerekfinale dhe më pas u mposhtëm me penallti. Kësaj radhe grupi i ka fituar pjekur dhe pretendojmë më lart. Ky do të jetë synimi ynë madhor në Gjermani, mbërritja në gjysmëfinale. Të jesh kapiteni i Zvicrës dhe të drejtosh kombëtaren në të tilla nivele është burim krenarie. Më motivon të jap akoma më shumë. Unë vij nga një sezon i shkëlqyer në Gjermani me Leverkusen. Titulli dhe Kupa do mbetet gjatë në kujtimet e mia, kjo për faktin se si i fituam, pas asnjë humbje. Ndeshje me Hungarinë rezulton shumë e rëndësishme për vijimësinë. Kërkohet ndeshje perfekte ndaj tyre. Jemi gati për të marrë tri pikët e parë”.

Sulmuesi Xherdan Shaqiri, i cili aktivizohet në Major Soccer League në SHBA me Chicago Fire, mendon se përfaqësuesja zvicerane ka përmirësim në disa aspekte krahasuar ekipin e paraqitur në europianin e fundit.

“Mendoj se kemi bërë përparim të madh nga Europiani i fundit. Përmirësimi është i ndjeshëm në shumë aspekte. Kontingjenti ynë është i paparashikueshëm dhe mund të përballojmë çdo rival. Nuk ka arsye përse të nënvlerësojmë Hungarinë. Ata kanë ardhur me meritë deri në këtë fazë. Shpresoj se do jemi në ditën tonë më të mirë”, – tha Shaqiri.

Kujtojmë se dy futbollistët me origjinë shqiptare janë në vendin e  parë dhe në vendin e dytë për sa i përket numrit te ndeshjeve të luajtura me Zvicrën. Aktualisht mesfushori i Leverkusen, Xhaka renditet i pari me 125 ndeshje prej debutimit më 2011 dhe Xherdan Shaqiri renditet i dyti me 123 ndeshje prej debutimit më 2010.

Të gjitha ndeshjet e EURO 2024 do të transmetohen falas për publikun shqiptar në TV Klan.

/tvklan.al