Kastriot Çaushi u shpreh në studion e emisionit “Kampionët” se ndeshja Holandë-Turqi ndoqi logjikën e futbollit. Holanda ka peshë të madhe, emër të madh sipas Çaushit, por ai vlerësoi lart dhe Turqinë

“Reagimi i Holandës ishte spektakolar. Goli e ndezi lojës. Me sa duket goli e bën ndeshjen interesante. Mendoni ndeshjen e orës 18:00. Turqia mund të shënonte dhe golin e dytë, por Holanda ishte më superiore në fushë në pjesën e dytë. Befasia e sonte ishte Turqia. Ishte surprizë në gjithë europianin. Por Holanda e ka fanellën e rëndë dhe mund të bëjë gjëra të tilla. Ndeshje spektakolare”, tha Çaushi./tvklan.al