S’firmos dokumentin për hapjen e kapitujve

Athina po nis t’i bëjë reale kërcënimet ndaj Tiranës se mbajtja në burg e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit do të ndikonte në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

E përditshmja prestigjioze “Kathimerini” shkruan se qeveria greke ka vënë barrierën e parë në këtë rrugëtim. Vendos të mos nënshkruajë letrën e përbashkët të të 27 vendeve anëtare për nisjen e negociatave për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit. Miratimi kërkon mbështetje unanime të vendeve anëtare.

“Kathimerini” sjell në vëmendje se Athina ka kërkuar që Belerit, i cili ndodhet në burg me vendit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, t’i jepet të paktën e drejta të bëjë betimin si kryebashkiak.

“Athina mund të rishikojë vendimin e saj nëse Tirana ndryshon qëndrim duke lënë të hapur mundësinë për diskutim dhe të heqë dorë nga shfaqja e forcës nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë” – vijon më tej kjo e përditshme.

Seanca e radhës e gjykatës së korrupsionit, ku Beleri është në gjyq do të zhvillohet më 22 Nëntor, por ndërkohë pritet të caktohet një proces i ri për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin.

Kthimerini po ashtu thekson se bllokimi që i bëhet Shqipërisë, përbën një shkëputje praktike për Maqedoninë e Veriut që ecën paralelisht në rrugëtimin europian, pasi për Shkupin u gjet një formulë kompromisi që Sofja të hiqte pengesën për hapjen e kapitujve të parë.

Tv Klan