Aventura 4-vjeçare e Keidi Bare te Espanyol ka marrë fund. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur të mos rinovojë kontratën me skuadrën spanjolle, e cila pak ditë më parë siguroi ngjitjen në La Liga.

Marrëveshja mes palëve skadon më 30 Qershor, me katalanasit që nuk preferuan ta zgjasin për ta lënë 26-vjeçarin të lirë. Bare ishte një nga lojtarët kyç të Espanyol, me këta të fundit që siguruan ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll përmes raundit play-off.

Megjithatë, Bare nuk ka preferuar që të vazhdojë karrierën në të njëjtin ekip, për të shpallur kështu divorcin përmes një mesazhi falenderimi në rrjetet sociale.

Në 42 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Bare ka asistuar në 3 raste. Tashmë pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 26-vjeçarit shqiptar, që u la jashtë Kombëtares nga trajneri Sylvinho në Kampionatin Europian.

Klan News