Sonila Meço: “Por zoti Ahmetaj sigurisht që vendosja e rregullit ka anën e saj të bukur, sepse jeton në një Tiranë ku respektohet qarkullimi rrugorë, jeta jote është e sigurt e ku mund të mbërrish në kohë në destinacion po ka dhe anën e dhunshme, sepse varet se si implemntohet ky rregull. Kohët e fundit ne nëpërmjet edicioneve informative kemi njohur publikun edhe me një masë që është ndërmarrë ndaj jush, pezullimi për shkak të një padie të mbërritur gjatë ushtrimit të detyrës tuaj. Pretendohet që ju keni tejkaluar ligjin”.

Krenar Ahmeti: “Ju duhet të keni parasysh diçka, që unë ju thashë, unë jam ushtar i ligjit dhe përpara ligjit të gjithë duhet të jemi të barabartë. Unë dje mora urdhrin që më erdhi institucionalisht urdhri i pezullimit dhe menjëherë fillova të veprojë sipas këtij ligji. Por problemi është më i thjeshtë. Do të tregoj se si ka qenë situata. Në një patrullim, unë shoh policin rrugorë duke debatuar me një qytetare. Në radio unë i them policit, mos debato me qytetaren por merru vetëm me drejtuesin e mjetit. Makina të cilën kishte ndalur polici më arrin mua dhe më prezantohet një zonjë me funksionin e saj. Unë e mora të mirëqenë që ajo ishte prokurore dhe në sekondë, ajo duhet të ketë kurajon të shprehet, të shprehet që me të vërtetë kështu i kam thënë, sepse do t’i paraqes fakte dhe të gjitha se si janë problemet dhe i thashë unë me sekonda, unë të vehem në dispozicion se në fund të fundit t’i je shefja ime, pra në një shefja ime.. dhe ajo me një fjalor të jashtëzakonshëm që unë nuk dua ta paraqes këtu dmth, më fyen jo mua, policat dhe unë i thashë. Unë nuk jam shefi i bastardëve, por jam shefi i policëve. Ju keni gurin dhe arrën në dorë dhe mundet, keni të gjitha hapësirat ligjore ta ndiqni këtë problem dhe u ndamë. U ndamë dhe mbas 25 minutash vazhdova udhëtimin dhe jam kthyer tek ura ku ndodhej polici me të cilin kishte bërë debat e nderuara zonja prokurore. Në momentin që unë po thërrisja policin, vjen një mjet, në këtë mjet ishte një person i cili më thirri në emër. Në momentin që unë po shkoja drejt këtij personi erdhi dhe polici që kisha thirrur unë dhe menjëherë ky person që më mbrapa doli që ishte bashkëshorti i prokurores, sulmoi policin, në momentin që sulmoi policin”.

Sonila Meço: “I pa ngacmuar fare nga ju?.

Krenar Ahmeti: “Në mënyrë kategorike dhe mbas këtij momenti ne vendosëm që këtë njeri të dhunshëm me precedent më përpara, një njeri i cili ka disa çështje më përpara, pra e ka patologjike veprimin ndaj policisë”.

Sonila Meço: “Pra e shoqëruat për në polici”.

Krenar Ahmeti: “Të lutem. Thirrëm patrullën dhe në momentin që ne fusim personin, vjen e nderuara zonja prokurore dhe futet me forcë në makinën tonë. Nuk po hyjë në detaje tashti se detajet”.

Sonila Meço: “Janë të panevojshme sepse në fund të ditës ka një gjykatë që do të vendos për këto zoti Ahmetaj”.

Krenar Ahmeti: “Futet me forcë. Pra 10 minuta kemi pritur duke ju lutur e nderuara zonja prokurore nuk je objekti jonë i shoqërimit, duke u mbledhur shumë njerëz për ta ruajtur dhe vetë këtë të nderuarën prokurore, i them e nderuar i them me shpirt sepse unë respektoj institucionin. Më në fund arrijmë në komisariat ku akoma vazhdonte dhuna verbale ndaj meje, ndaj policëve”.

Sonila Meço: “Jeni i sigurt që në ushtrimin  e detyrës tuaj jo vetëm në këtë rast po ndoshta edhe në të tjera nuk jeni rrëmbyer qoftë dhe nga dëshira e mirë për ta bërë ligjin të vendoset njëherë e mirë në këtë Tiranë deri diku kaotike”.

Krenar Ahmeti: “Shiko, ekstremiteti gjithmonë sjellë probleme, por ligji është i ngurtë dhe ligji… Shiko, në qarkullimin rrugorë në qoftë se nuk zbatohet rregulli dhe ligji menjëherë do kushtojë jetë njerëzish”.

Sonila Meço: “Zoti Ahmeti unë dua t’ju falënderoj”.

Krenar Ahmeti: “Ishte kënaqësia ime dhe falënderoj dhe njëherë të gjitha mediat që më dhanë mundësinë që javën e kaluar ditën e diel unë të marr vesh që ditën e hënë unë do jem në gjyq, se nuk kam pas asnjë lloj informacioni. Imagjinojeni në çfarë forme diskrete është bërë gjithçka, pra në një farë mënyre janë shkelur dhe të drejtat e mia./tvklan.al