Armando Broja ishte ndër të ftuarit e Marina Vjollcës mbrëmë në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Ishte pikërisht një prej pyetjeve drejtuar Brojës gjatë emisionit në lidhje me të ardhmen e tij, që ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Një prej tyre “calciomercato” shkruan se Broja mendon se Milani është ekipi i dytë më i madh pas Realit të Madritit dhe që patjetër do ta merrte në konsideratë transferimin nëse e telefononte Ibrahimoviç.

Artikulli i “Calciomercato”:

Broja i shkel syrin Milanit: “I dyti pas Realit. Po sikur të më telefonojë Ibrahimovic? Unë i them se jam një fans i madh i tij”

Profili i tij ka disa kohë në fletoren e Milanit, edhe pse sot nuk është në krye të listës së preferencave. Joshua Zirkzee është zgjedhja e parë për rolin e 9-shit dhe Luka Jovic është konfirmuar si zëvendës. Për Brojën nuk mungojnë kërkuesit, emri i tij ka qenë i lidhurme Juventusin dhe Stuttgart por dyert ende nuk janë mbyllur për “Djallin”, sidomos nga ana e lojtarit.

Broja është rikthyer në vendlindje, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionet” në RTV Klan. Dhe këtu, atij iu bë një pyetje shumë specifike për të ardhmen e tij:

Ju merrni një telefonatë. “Përshëndetje Broja, unë jam Zlatan Ibrahimovic. Unë i bëra një ofertë Chelsea-t për ju. Kur takohemi për të folur për ju në Milano?

“Para së gjithash do t’i thoja që jam një tifoz i madh i tij, më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar. Milani është një klub i madh, i dyti vetëm pas Real Madridit në histori. Unë do t’i thoja që duhet të flas me agjentin dhe familjen, atëherë do t’ja bëj me dije”.

Broja nuk mohoi as interesin e shfaqur nga klubet europiane.

“Është e vërtetë, kam oferta nga Seria A, Bundesliga, Premier League. Chelsea është një opsion, kam ende kontratë me ta që skadon pas shumë vitesh”.

/tvklan.al