Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ndalimi i ekonomisë së zezë dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me ekonominë e vendit, do të jenë çështjet kyçe, për të cilat do të bisedohet me zyrtarët serb. Ky propozim është dhënë nga kryeadministratori i Kosovës dhe është përkrahur edhe nga kryeministri i Kosovës, gjatë takimit të tyre të fundit.

Këto çështje, sipas kryeministrit të Kosovës janë shumë kyçe, çdo ditë po i shkaktojnë buxhetit të vendit. Kjo është vërtetuar edhe disa herë me radhë nga analizat e ekspertëve të ekonomisë së Kosovës, ku është theksuar se brenda një viti, ekonomia e zezë dhe kontrabanda i shkakton humbje miliona euro buxhetit të Kosovës. Për këtë arsye kryeministri i Kosovës, pohoi se gjithsesi duhet të bisedohet për këto çështje dhe njëherë e përgjithmonë të legalizohen.

Një ndër çështjet e tjera që pritet të bisedohet është edhe energjetika. Jemi dëshmitarë të asaj që zyrtarët e KEK-ut shpesh pohojnë, se borxhet duhen kthyer, por nuk tregojnë se kujt dhe me këtë nënkuptohet se borxhi duhet t’i kthehet Serbisë./tvklan.al