Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edhe tre shpërthime të reja në Kosovë, por kësaj radhe fatmirësisht pa viktima në njerëz, por vetëm në dëme materiale. Shpërthimi i parë ka ndodhur në një fshat në afërsi të Ferizaj rreth orës 24. Ndërsa 40 minuta më vonë, në qendër të qytetit afër kuvendit të komunës në Besajan, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili ka tronditur banorët e qytetit. Kurse rreth orës dy pas mesnate në lagjen “Ulpjanë” në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim tjetër.

Deri më tani nuk ka konfirmime për të arrestuar lidhur me shpërthimet. Komandanti i stacionit policor në Besajnë ka deklaruar, se pjesëtarët e KFOR-it çekë dhe sllovakë kanë bërë hetimet e para lidhur me shpërthimet. Një banor i ndërtesës afër kuvendit të komunës ka deklaruar se pas shpërthimit janë dëgjuar dhe të shtëna armësh të lehta. Kurse për shpërthimin që ndodhi në Ulpjanë, nuk ka informacione nga policia, sepse ata sot justifikoheshin se janë në ditë pushimi.

Po ashtu sot në Mitrovicë janë gjetur edhe tre mjete të tjera të pashpërthyera. Ndërsa rreth asaj që është thënë në media, se motivi i shpërthimeve të parmbrëmshme në Mitrovicë, ka pasur për qëllim hakmarrjen mes dy familjeve, anëtarët e familjes Rama në fshatin Vilishiç kanë hedhur poshtë këto spekulime duke mohuar të kenë qenë të implikuar në këtë akt./tvklan.al