Italia i shtrëngon dorën dhe një herë Shqipërisë për të përballuar katastrofën humanitare të shkaktuar nga ardhja e pandërprerë e refugjatëve kosovarë si dhe të rezervave ushqimore. Kryeministri Italian Masimo Dalema ka nënvizuar sfidën e vështirë që kanë përballë dy shtetet fqinje.

Italia është partner strategjik për Shqipërinë në këto ditë të vështira theksoi Kryeministri Majko dhe vlerësoi rolin e Italisë në drejtimin e forcës shumëkombëshe ushtarake të NATO-s që do të zbarkojë në Shqipëri me mision humanitar. Të dy Kryeministrat kanë vizituar qendrën e përballimit të emergjencës dhe të koordinimit të ndihmave humanitare që po mbërrijnë në Shqipëri për refugjatët kosovarë.

Para gazetarëve Majko vlerësoi peshën e Italisë në vendimet që po merr NATO dhe në konsolidimin e marrëdhënieve të reja të Shqipërisë me Europën. Dalema shprehu qëndrimin e Qeverisë Italiane që refugjatët kosovarë të gjejnë strehim në Shqipëri dhe për të penguar lëvizjen e tyre ilegalë në drejtim të Italisë.

Vetëm kështu theksoi Dalema, refugjatëve do t’u sigurohet kthimi në shtëpitë e tyre ose në të kundërt nëse ata shpërndahen nëpër botë do të fitonte politika e Millosheviçit për pastrimin etnik. Të dy Kryeministrat kanë vijuar me vizitën në Kukës ku janë njohur me gjendjen e refugjatëve./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame