Një krim kundër njerëzimit e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama ngjarjen te Onkologjiku me pacientët e sëmurë me tumor, ku mjekët u merrnin ryshfet pacientëve dhe i drejtonin në farmacitë private për të blerë medikamentet.

Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” së bashku me ministren e Shëndetësisë, Kryeministri Rama njoftoi për ndryshime në sistemin shëndetësor.

Kreu i qeverisë tha se korrupsioni në spitale nuk është çrrënjosur, teksa lufta në këtë aspekt do të vijojë.

“Të mos jesh në lartësinë e duhur në profesionin tuaj është më shumë se një problem i madh, është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij. Të kesh marrë diplomën dhe licencën e këtij profesioni dhe ta përdorësh uniformën njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim jo thjesht kundër tyre por kundër të gjithë njerëzimit. Koha e heronjve si Besim Elezi ja ka lënë vendin një kohe tjetër. Ndërkohë që qeveria ka bërë në dekadën e fundit për kushtet aq sa nuk është bërë në të gjitha vitet, fatkeqësisht nuk mund të thuhet dot se radhët e profesionistëve të shëndetësisë janë pastruar nga zullumqarërt e shëndetit. Nuk mund të thuhet dot se sistemi shëndetësor është pastruar nga korrupsioni. Ishte krim kundër të gjithë njerëzimit. Krim kundër njerëzores”.

Kryeministri mirëkuptoi edhe dhimbjen e qytetarëve të shprehur në rrjetet sociale, por hodhi poshtë akuzat për kobaltin te Onkologjiku.

“E mirëkuptushme në dhumbjen e vetë edhe klithma për pushkatim që shfaqej tek-tuk në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk jetojmë më në kohën e pushkatimeve. Normale që në këtë dhimbje për viktimat e atij abuzumi monstruoz edhe kërkesa e përsëritur për dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, të zakonshme akuzat e bashkangjitura në to nga ana e tyre që në shpirtin katran dhe në mendjen sahan i gëzohen këtyre rasteve për lojën e përditshme me nervat e njerëzve, duke arritur deri në fabrikimin kriminal të historisë së kobaltit. Ajo është kriminale, krim më vete. Të mbështetur si përditë edhe nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Por çka më takon mua dhe atyre që janë këtu sipas shkallës së përgjegjësisë dhe që kanë një rol për të luajtur në mbarëvajtjene e punës së sistemit shëndetësor, është adresimi sistemik i problematikave të ditura që janë adresuar dhe vazhdojnë të adresohen apo i atyre problematikave befasuese si kjo e ditëve të fundit”, tha Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al