Lamtumira me parametra zero e Kylian Mbappe nga Paris St Germain nuk është kapërdirë siç duhet në Francë. Gjiganti i League 1 po shtyn pagesën e rreth 100 milionë eurove në arkat e 25-vjeçarit. Por, thyerja e marrëdhënies 7 vjeçare mes palëve ka qenë e dukshme edhe kohët e fundit.

Sipas asaj që raportohet në mediat franceze, Mbappe i ka kërkuar Real Madrid të miratojë maskën që po përdor në Euro2024, shenjë që spanjollët janë tashmë pronarë të kartonit të tij.

Driblim që natyrisht nuk lë shije të mirë tek Paris St Germain, pasi do të kërkonte akoma dhe më shumë respekt nga ana e nënkampionit të Botës.

Ndërkohë, sa i përket datës së prezantimit të Mbappe në “Santiago Bernabeu”, klubi ka përcaktuar afat 17 korrikut. Tre ditë pasi ul siparin Euro2024, francezi do të prezantohet sipas gjasave me numrin 9-të mbi shpinë në sytë e mbi 86 mijë tifozëve.

Klan News