Valentina Leskaj: “Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje protagonistëve të shkeljes së kushtetutës, të dëgjojnë kritikat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë. Se Shqipëria nuk mund të hyjë në familjen europiane me mendësitë enveriste të dyshes Berisha-Topalli. Të respektojë Gjykatën Kushtetuese me atributet që asaj i jep ligji, sepse ne natyrisht nuk mund të hyjmë në familjet euroatlantike duke u sjellë me Gjykatën Kushtetuese apo me gjyqësorin në përgjithësi si në republikat e bananeve. Ne jemi gati që t’i japim një variant kushtetues, një variant në standarde, një variant europian i cili vë në themel kërkesat e kushtetutës së vendit dhe kriteret dhe parimet e Këshillit të Europës”./tvklan.al