Bajer Leverkusen e nis sezonin e ri të Bundesligës në stilin vet. Fitoren në transfertë ndaj M’Gladbah e merr në sekondat e fundit  të ndeshjes së parë të kampionatit.

Skuadra e Xabi Alonso dominon në pjesën e parë dhe kalon në avantazh falë një supergoli të Granit Xhakës në minutën e 12 të lojës, me mesfushorin që nuk festoi në respekt të ish-ekipit të tij.

Rezultatin e dyfishon Wirtz 26 minuta më pas. Por vendasit në 45 minutat e dyta e shtojnë presonin. Ata në të 59 shkurtojnë disavanazhin me Elvedi.

Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt Kleindienst barazoi shifrat, por kampionët në fuqi të mësuar me të tilla situata vazhduan të luftonin.

Ata besuan dhe në 101 erdhi goli i fitores. Nga pika e bardhë portieri i Gladbah, Omin priti penalltinë e Wirtz, me këtë të fundit që nuk fali kur topi  shkoi sërish në këmbë.

Klan News