Ligji për lustracionin ka risjellë në llogoren e debatit politik mazhorancën dhe opozitën pikërisht ditën kur ai mori dhe fuqi juridike. Duke ju referuar shqetësimeve nga BE-ja dhe Trojka Europiane, opozita deklarojë se nuk do të bëhet  pjesë e kësaj farse ndërsa shtoi se duke nisur nga e premtja ajo do të depozitoj kërkesën e saj pranë Gjykatës Kushtetuese.

Valentina Leskaj: “Ne kemi qenë, jemi dhe mbetemi për hapjen e të gjitha dosjeve përfshirë dhe të atyre që janë këtu në këtë sallë. Ne kemi depozituar edhe një projekt për këtë gjë. Në fakt juve nuk e keni bërë këtë me këtë projektligj dhe këtë nuk e kemi thënë ne, këtë e ka thënë BE së fundmi. Ajo që po bëni juve sot është kundër kërkesës së BE-së për konsensus politik. Juve zonjë po fusni parlamentin në krizë duke provokuar opozitën”.

Numri 2 i qeverisë, ndërsa nuk mohoi shqetësimet e ngritura të mërkurën nga Trojka Europiane, tha se qëndrimi i BE-së mbështet pikërisht në ballafaqimin me të kaluarën e krimeve të komunizmit që sipas tij duhet bërë brenda standardeve dhe për këtë. Ai ritheksoi të drejtën e akimimit që parashikohet në të gjitha nivelet e gjykatave.

Genc Pollo: “Çdo person i cili do dali i prekur nga kontrolli i figurës, ka mundësinë e apelimit të 3 shkallët e gjyqësorit pa përjashtuar dhe apelimin në Gjykatën Europiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg. Gjithashtu një instrument që nuk ka qenë përpara po që është tani, që rrit kredibilitetin e këtij procesi. Është pjesëmarrja e opozitës në autoritetin e kontrollit të figurave”.

Ndërkaq kryeparlamentarja Topalli dhe kreu i grupit kuvendor demokrat Patozi, ftuan opozitën të distancohet nga krimet monstruoze të diktaturës komuniste.

Jozefina Topalli: “Të djathtët kërkojnë që këto dosje të funksionojnë për ato që janë në këtë sall, për ato që do jenë në këtë sall, për ato që janë titullarë, për ato që janë në majat më të larta të pushteteve kryesore. Ndërsa ju kërkoni që të futni probleme në shoqërinë shqiptare. Jo zotëri. Ne kërkojmë të bëjmë at që kërkon standardi”.

Astrit Patozi: “Bashkë me kryetarin tuaj, çlirohuni, çlirohuni, dilni kapërceni komplekset e vjetra, kapërceni lidhjet, kapërceni lidhjet familjare që keni me krimet e diktaturës. Sepse Shqipërinë me Europën nuk e ndan ligji i lustracionit. Shqipërinë me Europën, nuk e ndan qëndrimi ndaj të shkuarës, Shqipërinë me Europën e ndan mos distancimi nga krimet kundër njerëzimit. Ne me këtë ligj duam të trojkë dhe këtë parlament, dhe parlamentin e ardhshëm, por edhe institucionet më të larta të shtetit nga të gjithë fosilet e diktaturës që ende vazhdojnë të jenë kacavjerrur në shtetin e së drejtës”.

Debati i zhvendosur në sallën e parlamentit për ligjin e lustracionit, vjen pas shqetësimit të ngritur nga BE, i cili në deklarimin e tij e konsideron tepër të rëndësishëm dialogun politik si dhe vlerëson në veçanti rëndësinë e pasjes së një sistemi gjyqësor mirë funksionues dhe politikisht të pavarur./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Enver Shehu

Montazh: Ergis Hasanbelli