Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me sukses duke liruar pengjet e marra në një burg në jug të Rusisë.

Në qendrën e paraburgimit në Rostov mbi Don u raportua se gjashtë të burgosur i morën peng dy pjesëtarë të stafit të qendrës së ndalimit në rajonin Rostov, duke e kërkuar një veturë dhe rrugë të hapur për t’u larguar.

Sipas mediave ruse forcat speciale kanë vrarë disa prej të burgosurve duke mundësuar lirimin e pengjeve.

Gjashtë rrëmbyesit ishin të burgosur me akuza për aktivitete terroriste, ndërsa disa prej tyre u raportua se kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).

IS-i ka kryer një numër sulmesh në tokën ruse në vitet e fundit, përfshirë një sulm në mars, kur burra të armatosur qëlluan me armë ndaj njerëzve në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke vrarë 145 njerëz.

Klan News