Në grupin E përsëri të katërta skuadrat e përfundojnë fazën e grupeve me pikë të barabarta.

Kualifikohet me 4 pikë, në vendin e parë Rumania, prej golavarazhit më të mirë. Nga ana tjetër u kualifikuan dhe sllovakët, po me katër pikë, të renditur në vendin e tretë, pas Belgjikës.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat ishin agresive dhe luanin një futoboll fizik, karaktersitike e këtyre skuadrave nga Evropa Lindore.

Sllovakët ishin më kërkues në ndërtimin e aksioneve dhe në pëpjekjet për arritur tek goli. Nga ana tjetër rumunët u shfaqën më të disiplinuar dhe tentuan që përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve.

Rumunët arrijnë të godasin portën në minutën e 11-të me anë të mbrojtësin Ratiu, por portieri Dubravka u tregua i kujdeshëm dhe priti topin që po shkonte në këndin e majtë lart, të portës së tij.

Në minutën e 24-t vetarani Kucka kroson nga e mesi i fushës dhe Ondrej Duda duke i marrë kohën Dragusin arrin të shënojë me kokë.

Rumunët nuk dorëzohen dhe Hagi tenton të hyjë në zonë në minutën e 34-t. Pengohet nga Hancko në hyrje të zonës dhe fillimisht arbiti dha një goditje dënimi. Pas konsultimit me VAR, Rumanisë iu akordua një penallti e ekzekutuar me saktësi nga Razvan Marin në minutën e 37-të.

Pavarësisht përpjekeve të sllovakëve pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë loja nis ashtu si në pjesën e parë. Me shumë aksione dhe me personalitet ekipet synuan të ndryshonin rezultatin. Ritmi i lojës ra disi nga mesi i pjesës së dytë, ndoshta dhe prej reshjeve të dendura të shiut që nisën në Frankfurt.

Pavarësisht zëvendësimeve nga trajnerët, skuadrat nuk ndryshuan shumë në atë çka shfaqej në fushën e lojës. U duk se të dy ekipet ishin dakord me barzimin që i kualifikonte për me tej në këtë europian.


Fomacionet:

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Strelec, Haraslin

Rumania: Nita, Bancu, Dragusin, Burca, Ratiu, Marin, Hagi, Razvan Marin, Stanciu, Coman, Dragus  


NDESHJA LIVE

90+3′ jepen tri minuta shtesë.

82′ Dy skuadrat mundohen të kalojnë kohën, rezultati i vlen të dyja skuadrave.

77′ Scharnz lagohet nga loja, në vend të tij Duris.

70′ Largohen sulmuesit Haraslin dhe Strelec, në vend të tyre Suslov dhe Bozenik

66′ Hyjnë Man. Puskas. Largohen Dragus dhe Hagi

64′ Ndeshje shpejtë dhe me raste nga të dyja ekipet. Strelec godet bukur nga hyrje të zonës. Pret me këmbën e majtë portieri Nita.

60′ Një tjerët aksion i gjatë nga ana e rumunëve, dhe Razvan Marin godet në qendrore por Dubravka pret lehtësisht.

58′ Largohet Coman, në fushë për rumunët Sorecu.

52’ Haraslin në të majtë, hyn në zonë dhe gjuan nga një kënd i ngushtë. Nita ndërhyn serish.

50’ Hancko depërton majtas dhe kroson, Dragusin largon keq dhe topi mbetet në zonë.  Portieri Nita grushton. Rreziku i parë në këtë pjesë të dytë.

48′ Më kërkues sllovakët.

46′ Nis pjesa e dytë. Rumunët fillojnë lojën nga pika e bardhë e mesit të fushës.

45′ Përfundon koha e rregullt, jepen 4 minuta shtesë.

44′ Burca i Rumanisë një me një me Pekarik, i cili ka qenë vërtet efektiv për Sllovakinë në krahun e djathtë. Një tjetër goditje dënimi,

37′ Razvan Marin shënon nga pika e bardhë.

36′ VAR jep penallti për Rumaninë!

34′ Ndërhyrje e gabuar e Hancko ndaj Hagi-t. Jepet goditje dënimi.

32’ Anësori rumun Stanciu shkon drejt qendrës dhe goditi me këmbën e djathtë, por gjuajtja u prit

26′ Ndërpritet ndeshja disa momente për të pirë ujë lojtarët. Koha për tu freskuar pasi temperatura është 30 gradë celcius në Frankfurt.

24′ GOL! Një kros i gjatë nga Kucka dhe Duda shënon me kokë duke i marrë kohën Dragusin.

23′ Coman pason drejt kapitenit rumun Stanciu, pa u menduar gjatë godet drejt portës por dejt në duart e Dubravka.

22′ Goditje dënimi pë sllovakët nga e majta e sulmit të tyre. Topi përshkruan zonën dhe del jashtë pa u prekur nga askush.

 9’ Kapiteni rumun Stanciu ka kontakt me Lobotkën dhe rrëzohet në hyrje të zonës së reptësisë. Arbitri lejon vijimn e lojës.

13’ Rumania fiton një goditje dënimi 30 metra larg portës dhe Razvan Marin provon fatin e tij. Por topi shkon jashtë.

11′ Rumunët e kujdeshëm në mbrojtje dhe në ndërtimin e aksioneve. Një aksion “akademik” nga ana e rumunëve që ndërtojne aksionet me disa lojtarët. Mbrojtësi i krahut Ratiu godet “a la Zaccagni” dhe e dërgon topin në këndin e majtë të portierit sllovak, pro Dubravka ishte I gatshëm dhe pret gjuajten e parë në portë të rumunëve.

10′ Tjetër goditje nga këndi për sllovakët. Gobojnë në goditje sllovakët dhe topi përfundon jashtë.

8′ Haraslin kryen goditjen e parë nga këndi por Kucka godet lehtësisht me kokë topin qe përplaset në tokë dhe përfundon ne duart e portierit Nita.

4′ Një ndërhyrje e vogël nga Hagi ndaj qendërmbrojtësit të Sllovakisë, Skriniar, teksa lojtari i PSG-së i reziston ndërhyrjes dhe kalon në mesfushë

2′ Luajnë fort për topin e parë të dyja ekipet. Tipike për ekipet e Evropës Lindore, me agresivitetin dhe me lojën fizike.

1′ Nis ndeshja! Sllovakët shkelmojnë topin të parët.