Në mbledhjen e radhës së KRT-së së bashkisë u bë prezantimi i planit të ri rregullues. Kryebashkiaku Rama i pranishëm në mbledhje vuri theksin tek rëndësia që ka ky plan për zbatimin e politikave urbane për zhvillimin e Tiranës.

Edi Rama: “Sot ne do të kalojmë përpara këtij këshilli të gjitha pamjet e planit të ri rregullues të kryeqytetit, i cili është fryt i një bashkëpunimi intensiv mes të gjithë faktorëve dhe aktorëve institucional, shoqërore e qytetarë”.

Po sot edhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokoll Olldashi, u shpreh se plani i ri rregullues duhet të diskutohet me të gjitha grupet e interesit.

Sokol Olldashi: “Në qoftë se është një plan që rregullon Tiranën pa diskutim që është një eveniment pozitiv dhe që ministria do të angazhohet, do të përshpejtojë të gjitha procedurat e miratimit në të gjitha shkallët. Në qoftë se është një plan që rregullon punët e Koços, sigurisht që ne do të mbajmë qëndrimin që duhet mbajmë, të rikthehet dhe të rishqyrtohet me elementet që duhet parë”.

Pavijoni publik i ngritur në qendër të Tiranës, është i hapur të vizitohet nga të gjithë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami