Rubert Murdoch nuk ka të ngopur, në më pak se se 1 vit pasi bleu The Walls Street Journal, maniati i medias i ka vënë syrin trofesë së radhës, gazetës së madhe New York Times. Moguri 77-vjeçar po shqyrton të gjitha mundësitë financiare dhe ligjore se si të shtijë në dorë të çmueshmen Times.

Është një gazetë së cilës nuk i rezistoj dot ka thënë ai për revistën Vanity Fear. Ndonëse New York Times është pronë e familjes Sulsberger, që dihet që nuk kanë aspak ndërmend ta shesin këtë minierë të artë informative.

Historia ka treguar se ambiciet e Murdoch janë të mëdha dhe çfarë kërkon e merr. Veç New York Times, Murdoch ishte i fiksuar edhe nga suksesi gjigand financar Blomberg dhe aktualisht po shqyrton mundësinë për të blerë 20% të aksioneve.

Në këto zgjedhje të rëndësishme amerikane 77-vjeçari po mban anën e Barack Obamës. Në natën e fjalimit të republikanit John McCain ai ka ftuar Obamën në një prej emisioneve më të ndjekura në kanalin FOX. Një tjetër kështjellë informative e pushtuar me stil nga Murdoch./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle