Një pasaportë e re biometrike do të kushtojë po aq sa pasaportat aktuale 5 mijë lekë të reja. Ndërsa kartat e Identitetit do të kushtojnë vetëm 9 euro. Të dhënat e reja u deklaruan nga Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ai raportoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit për prodhimin e pasaportave dhe të kartave të identitetit. Ai tha se shpërndarja e kartave të identitetit do fillojnë në janar të vitit 2009.

Bujar Nishani: “Sistemi kemi deklaruar që do të jetë në janar të 2009-ës. Madje po ju garantoj që sistemi do të jetë përpara janarit të 2009-ës, pasi ne synojmë që sistemin ta kemi gati në shtator të 2008-ës dhe i gjithë ky sistem elektronik do të jetë në funksion të procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. Ruajtja e sistemit dhe ruajtja e të dhënave do të jenë pronë e shtetit shqiptarë dhe do të zbatohen të gjitha masat dhe detyrimet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptarë, ato të certifikuara padyshim dhe në proces e sipër dhe në kuadrin e angazhimit të shtetit shqiptarë në procesin e anëtarësimit në NATO”.

Nga përfaqësuesit e opozitës, u kërkua respektimi i afateve kohore për prodhimin e këtyre dokumenteve të reja të identifikimit.

Bujar Nishani: “Ruajtja e sistemit dhe ruajtja e të dhënave do të jenë pronë e shtetit shqiptarë dhe do të zbatohen të gjitha masat dhe detyrimet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptarë, ato të certifikuara padyshim dhe në proces e sipër dhe në kuadrin e angazhimit të shtetit shqiptarë në procesin e anëtarësimit në NATO”.

Ndërkaq ministri Nishani konfirmojë se regjistri elektronik i shtetasve do të jetë gati në fund të qershorit dhe do të shmangë të gjitha dublimet.

Petro Koçi: “Sipas asaj që keni thënë në vitin e kaluar, keni parashikuar që 3 muaj pas lidhjes së kontratës, të përfundojë boceti i kartës, që do të thotë, ju thatë që do ta lidhim kontratën besoj brenda muajit, atëherë i bie që korrik-gusht në shtatorë do të jetë gati boceti i kartës apo jo”.

Tenderi për prodhimin e kartave të identitetit përfundojë pak kohë më parë duke nxjerrë fituese firmën Sagem Security./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama