Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Stërvitja “Rreshen 2000” është organizuar sot në poligonin e Gëziqit, në komunën e Rrëshenit. Në këtë stërvitje merrnin pjesë forca ushtarake të brigadës së artilerisë së Tiranës, Ministri i Mbrojtjes Ismail Lleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Pëllumb Qazimi, si edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, e drejtues të shtabit të stërvitjes.

Sigurimi dhe mbështetja me zjarr e forcës në luftimin në mësymje, ka qenë motoja e stërvitjes së sotme. Në këtë qitje është synuar të evidentohen dukuritë e reja që përputhen me strukturën e re që po zbatohet dhe metodat që përdorin vendet e NATO-s. Gjatë stërvitjes janë realizuar me sukses përforcimi i forcave në mbështetjen direkte, si edhe qitjet në poligon.

Kjo është stërvitja e fundit për këtë vit, që organizohet nga forcat tokësore në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkohë që vitin që vjen priten një rangë stërvitjesh të mëdha./tvklan.al