Me përjashtim të Tiranës, në të gjithë qarqet e vendit popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023.

Të dhënat e Censit të fundit tregojnë se Qarqet Fier, Elbasan dhe Shkodër kanë pësuar tkurrjen më të madhe.

Në krahasim me vitin 2011 në Fier jetojnë 70 mijë qytetarë më pak, në Elbasan ka një rënie me 63 mijë banorë, sakaq në Shkodër popullsia ka rënë me 60 mijë banorë.

Ndërsa Tirana mban gati 1 të tretën e popullsisë së vendit, matjet e INSTAT tregojnë se qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 përqind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 përqind ndaj popullsisë gjithsej.

Në një periudhë 12-vjeçare kryeqyteti është shtuar me 9 mijë banorë. Sipas INSTAT kjo rritje ka ardhur më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Dy qarqet që zënë përqindjen më të ulët të popullsisë ne vend janë Kukësi dhe Gjirokastra.

Tv Klan