Cristiano Ronaldo i dhuroi një puthje partneres së tij Georgina Rodriguez teksa vazhdonte stërvitjen në palestër pavarësisht se ndeshja e Manchester United kundër Brentford u shty. Ylli i futbollit publikoi një foto në rrjetet sociale ku duket se shoqërohej nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez. Kjo foto e realizuar nga vetë Georgina, e cila shfaqet e pasqyruar në pasqyrën e palestrës së shtëpisë, tregon kështu për herë të parë barkun e rrumbullakosur të bukuroshes.

Sjellim në vëmendje se çifti është në pritje të binjakëve, lajm të cilin e bënë publik para disa ditësh. Fotografia e këtij njoftimi “social” madje hyri në top-10 e më të pëlqyerave në Instagram për vitin 2021.

Nga ana tjetër, Ronaldo postoi ditën e sotme gjithashtu një foto të tij duke u relaksuar në vaskë të nxehtë, ndërsa po shijonte pak kohë pas ndeshjes së shtyrë. Mbetet për t’u parë nëse përballja e United kundër Brighton do të zhvillohet apo jo në fundjavë./tvklan.al