Japonia duket sikur jeton në të ardhmen me një mori shpikjesh të aplikuara në jetën e qytetarëve. Ne kemi përzgjedhur disa më interesantet:

-Pajisjet për mbajtjen e këpucëve

Këto pajisje operojnë automatikisht. Kushton vetëm pak dollarë. Është një mënyrë inovatore për zakonin e kahershëm të heqjes së këpucëve para se të hyni në vende të caktuara. Thjesht vendosen te mbajtësja, merr një kod të caktuar dhe këpucët mbahen të “paprekshme”. Për më tepër, këto pajisje shërbejnë për të pastruar pjesën e brendshme të këpucëve.

-Dyshemeja “Tatami”

Nga 5 mijë deri në 20 mijë $ kosto, dyshemeja moderne “Tatami” është e lëvizshme. Me vetëm një buton ose komandë zanore, ajo mund të vendoset kudo nëpër shtëpi. Në Japoni, ato përdoren gjerësisht, qoftë për dhomat e gjumit e deri te ambientet për organizimin e festave.

-Njerëzit tejet të sigurt në raste tërmeti

Këto pajisje janë rezistente ndaj tërmeteve, veçanërisht në zonat ku aktiviteti sizmik është i zakonshëm. Me kosto mesatare nga 100$ deri në 1000$.

-Tryezë me ngrohje?

Po, në Japoni ekzistojnë edhe tryezat me ngrohës elektrik dhe një batanije. Kostoja e saj shkon deri në 500$ dhe përdoret më së shumti për fëmijët. E quajnë “kotatsu” dhe është kaq e dobishme për në dimër.

– Pantoflat speciale

Këto pantofla automatike mund të kthehen në një vend të paracaktuar. Është një miks i teknologjisë me një zakon të vjetër shtëpiak. Me shtypjen e një butoni, pantoflat, të cilat kanë dy rrota të vogla, një motor dhe sensorë, mund të “lëvizin” nëpër dysheme dhe sigurisht ndalon ku të duash.

-“Topat e vegjël” që heqin qafe aromat e këqija

Jaën si deodorantë,  vendosen në vaska, lavamanë apo dushe. Kjo sepse shpesh në këto vende grumbullohet grimca ushqimi apo yndyre duke bërë që të zhvillohen bakteret.

-Ok, këtë se kishim imagjinuar!

Një pajisje për mbajtjen e kokës, në autobus, tren apo metro. Sidomos në udhëtimet e gjata, udhëtarët i përdorin për të mos pasur dhimbje. Futen lehtësisht në çantë ose xhep.

-Kjo është shpikja ideale për të gjithë ata që urrejnë zhurmat e ngrënies së ushqimit

Një pirun që izolon çdo zhurmë. Kushton goxha shtrenjtë dhe quhet “Otihoko”. Piruni ka një mikrofon që i njeh shumë mirë zhurmat e këtij lloji dhe arrin t’i bllokojë.

-Kuba me drita LED

Përdoren për pijet si element dekorativ. Ngjyrat e tyre mund të ndryshojnë në varësi të preferencave.

-Veshje kundër insekteve

Largon mushkonjat dhe çdo lloj insekti tjetër. Pra nëse do të eksplorosh natyrën, por ke fobi nga insektet, mjafton me 100 dollarë ta blesh dhe shpëton. Ndryshe nga spërkatjet ose locionet që mund të konsumohen me kalimin e kohës dhe djersitjes, kjo lloj mbrojtjeje integrohet në lëkurë.

/tvklan.al