Hong Kongut ia ka dalë të marrë edhe një herë titullin e qyteteve më të kushtueshme për punëtorët jashtë shtetit. Anketa e Kostos së Jetesës Mercer 2024 e ka renditur atë përsëri në vendin e parë si qyteti më i shtrenjtë në botë. Hong Kongu kryeson listën që prej vitit 2022.
![Hong Kong](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-438-1024x732.png)
Në vend të dytë është renditur Singapori. Pjesa më e madhe e top 10 u pasua kryesisht nga qytete zvicerane. Me Zyrihun, Gjenevën, Bazelin dhe Bernën, të cilat u përkasin vendit të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.
![Signapor](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-439-1024x683.png)
Raporti mori në shqyrtim 226 qytete duke u bazuar 200 artikuj tek secili vend që u dedikoheshin kostove të jetesës, ushqimit, transportit, veshjeve, mallrave dhe shërbimeve të tjera.
![Gjeneva](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-440-1024x683.png)
Në SHBA, New York-u ishte qyteti më i shtrenjtë duke u renditur i shtati në listë, i cili pasohej nga kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Londra. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Bahamas, Nassau u rendit në vendin e nëntë, kurse Los Angeles mbylli listën e dhjetësheve të para të renditura si qytetet më të shtrenjta.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-441-1024x576.png)
“Kostoja e banesave është një faktor kryesor në renditjen e qyteteve. Punonjësit që shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre për qiranë e shtëpisë ose hipoteka do të kenë më pak të ardhura të për shpenzime të tjera,” thuhet në raport.
![Londra](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-443-1024x640.png)
Studimi vuri gjithashtu në dukje se kostot e jetesës në SHBA ishte një çështje e rëndësishme për vitin 2024, pasi shtatë qytete të SHBA u renditën në top 20 të vendeve me kosto më të lartë të jetesës në botë.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-442-1024x576.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-443-1024x640.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-444.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-445-1024x775.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-446-1024x768.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-447-1024x683.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-448-1024x683.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-449-1024x616.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-450-1024x439.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/image-451-1024x683.png)
/tvklan.al