Anëtarët e PD do të votojnë në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike një ditë më parë publikoi emrat të cilët janë pjese e primareve, nga ku do të dalin kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit në 6 bashki të vendit.

Anëtarët e PD do të votojnë të preferuarin për për t’i përfaqësuar në zgjedhje në bashkitë Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër.

Komisioni i Rithemelimit për bashkinë e Dibrës kanë përzgjedhur tre emra për t’i futur në garë e primareve,  Behar Dema me profesion ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Kryemadhi, arsimtar.

Në Durrës gara do të zhvillohet mes dy emrave, Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist dhe  Silvja Xhemal Gjepali, IT.

Katër emra janë zgjedhur për të garuar për bashkinë e Lushnjës, Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat,  Elton Ilir Bano, jurist – avokat,Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik,  Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

Në Rrogozhinë 5 emrave, Eqerem Ymer Deliu, economist, Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar,  Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner,  Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi, Vladimir Selman Manushi, mjek dentist.

Shkodra e cila njihet si nje bastion i demokrateve ka numrin më të lartë të kandidatëve për primaret, 6 emra, Alfred Ernest Kocobashi, jurist,  Arben Xhavid Maliqi, jurist,  Astrit Myfid Bushati, Jurist, Bardh Ali Spahia, Mjek,  Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke,  Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike.

Ndërkohë në Vorë anëtarët e PD do të zgjedhin mes 2 emrave. Luan Gani Beta, Inxhinier dhe  Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.

DIBËR:

1. Behar Baudin Dema, ekonomist

2. Dafina Bajram Muda, psikologe

3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJE:

1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat

3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË:

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2. Arben Xhavid Maliqi, jurist

3. Astrit Myfid Bushati, Jurist

4. Bardh Ali Spahia, Mjek

5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

1. Luan Gani Beta, Inxhinier

2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

Klan Neës