Stadiumi “Loro Boriçi” do të qëndrojë i mbyllur për rreth 1 muaj. Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Puna për përmirësimin e kushteve të fushës nisi dhe ajo do të jetë gati për ndeshjen Shqipëri – Izrael që do të luhet më 12 nëntor.

Pal Dajçi, zyrtar i FSHF-së:

Kjo procedurë është e zakonshme dhe po mbjellim përsëri me lolium, që është një bar i përshtatshëm për këtë stinë. Fusha do të jetë gati për ndeshjen me Izraelin.

Problemet e fushës janë pikasur edhe nga zyrtare të UEFA-s.

Pal Dajçi, zyrtar i FSHF-së:

Zyrtarët e UEFA-s e panë gjendjen e fushës dhe treguan defektet e saj, por ky tapet ka një garanci 2-vjeçare dhe këtu është edhe inxhinieri grek për të ndjekur punimet.

Punonjësit fillimisht kanë prerë barin dhe më pas do të shikohen zonat problematike, ku do të ndërhyhet duke zëvendësuar pjesët e dëmtuara. / TV KLAN