Në prag të nisjes së ndeshjes Itali-Shqipëri gazetari i Tv Klan Erion Todhe, në studion e emisionit “Rudina” shfaqet me shallin, e veçantë në mbështetje të Kombëtares. Gjithashtu në sy ra edhe bluzja dhe syzet me motivet kuqezi.

Gazetari Todhe e “korrigjoi” Rudina Magjistarin në prezantimin që i bëri në nisje të emisionit, duke thënë që ai sot dhe deri në datën 24 Qershor nuk është më Erion Todhe gazetari i Tv Klan, por është Erion Todhe tifozi i Kombëtares.

Todhe u shpreh se në ndeshjen e sotme pret që të ketë një paraqitje të mirë pastaj rezultati vjen pas lojës së mirë.

Erion Todhe: Më prezantove si gazetar të Televizionit Klan, un sot nuk jam gazetar. Unë që sot deri më datë 24 jam Erion Todhe tifozi i Kombëtares. Nuk jam më gazetar, nuk mund të jem gazetar. Vetëm tifoz i Kombëtares Shqiptare. Shpresoj që edhe çunat të na nderojnë dhe të bëjnë paraqitje të mirë, pastaj rezultati varet. Mjaftueshëm që të bëjmë lojë të mirë. Rezultati vjen pas lojës së mirë.   

Të gjitha ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe të gjithë Europianit mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan./tvklan.al