Fakte të reja dalin në dritë mbi operacionet e fshehta amerikane kundër Iranit.  Sipas revistës The New Yorker, kongresi miratuar një fond prej 400 milionë dollarësh që do të mundësojë një përshkallëzim të dukshëm të operacioneve të fshehta amerikane kundër Teheranit.

Këto operacione të CIA-s dhe Komandës së Përbashkët të operacioneve speciale synojnë të destabilizojnë udhëheqjen e republikës islamike. The New Yorker citon burime të paidentifikuar të CIA-s, të kongresit dhe të ushtrisë, dhe thotë se në veprimtaritë e fshehta të miratuara nga kongresi përfshihen mbështetja e pakicave dhe disidentëve në Iran si dhe mbledhja e informacioneve të zbulimit lidhur me programin e dyshuar të armëve bërthamore.

Administrata Bush nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi megjithatë thuhet se disa udhëheqës të kongresit amerikan  kanë bërë pyetje serioze lidhur me natyrën e këtyre operacioneve të reja e sekrete./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle