#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Martesat brenda së njëjtës gjini për disa vende janë të rralla por për disa të tjera janë të papranueshme. Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara para disa ditësh kurorëzuan në tarracën e Bashkisë së Tiranës dashurinë e tyre prej 14 vitesh. Duke qenë se në shtetin tonë martesa brenda së njëjtës gjini është e paligjshme kjo pasoi debate dhe reagime të shumta nga komunitetet fetare. Martesa e dy vajzave shqiptare tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në vendin tonë por jo vetëm. Shumë agjenci prestigjioze mediatike iu kushtuan artikuj dhe reportazhe të shumta martesës të cilësuar si të pazakontë në shoqërinë tonë. Kjo temë është në fokus të diskutimeve këtë të mërkurë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Edlira dhe Alba rrëfejnë historinë e tyre në “Opinion”

Edhe pse ligji shqiptar nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba “kurorëzuan” dashurinë me një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës. Të dyja me fustan nusërie, kishin marrë dy pastorë nga Anglia për të lidhur martesën e tyre.

Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion”, ato rrëfejnë historinë e tyre, që nga momentet kur detyroheshin të frekuentoheshin fshehurazi e deri te dita që zgjodhën të mos gënjejnë më dhe të përballen me çdo lloj mendimi.

Ishte dashuri me shikim të parë!”, kështu shprehen vajzat për 19 Marsin e 2010-ës, kur u njohën në një pub.

Alba thekson se vështirësitë kanë ardhur gradualisht, por paragjykimi i vërtetë nisi kur ato dolën hapur. “Kemi hasur më shumë urrejtje online. Mallkime, kërcënime…”, u shpreh ajo.

Po familjarët si e pritën raportin e tyre?

AlbaKa qenë dhe vazhdon të jetë e vështirë për ta.

Kur pyeten se pse vendosën të lidhin martesë, ato përgjigjen: Sepse duhemi!

Alba: Kur dola hapur, ishte rilindja ime! Sepse nuk të duhet të gënjesh më.

Edlira: Jam tironse e vjetër, paguaj taksa në këtë vend.

Alba: Askush nuk tha se ne po lidhemi ligjërisht, ne nuk shkuam te zyrat e bashkisë, por te tarraca që është për evente të tilla.

Të pranishme në martesën e tyre simbolike ishin dhe dy vajzat 3 vjeçare, binjaket që kanë ardhur në jetë me metodën invitro. 

/tvklan.al