Rey Manaj luajti për herë të parë si titullarë në një kampionat Europian. Përballë Kroacisë, sulmuesi më në formë i kombëtares kuqezi qëndroi për 85 minuta, duke qenë një prej iniciatorëve në aksionet sulmuese.

Performancë e vlerësuar me notën 6.9, e tashmë me fokusin e zhvendosur tek Spanja. Në daljen para mediave, Manaj u shpreh se përballë iberikëve duhet përqëndrim dhe lojë më e fortë.

Rey Manaj: Normalisht duhet të futemi akoma më fort seç u futëm me Kroacinë, pasi me Kroacinë u futëm në pjesë të parë mirë, në pjesën e dytë patëm një rënie dhe duhet të jemi përqëndruar në ndeshjen me Spanjën se janë një nga ekipet më të mira në botë dhe duhet të japim 100%  nga minuta e parë deri në minutën e 95. Shpresojmë të bëjë gol kush të dojë rëndësi ka të fitojmë ndeshjen. Rëndësi për mua ka që ekipi të eci para. Jemi ekip kombëtar dhe kryesorja është që Kombëtarja të eci sa më para.

Manaj është edhe futbollisti me më shumë gola në grumbullimin aktual të kombëtares. Me fanellën kuqezi, ai ka shënuar 7 herë, kuotë të cilën shpresojmë ta shtojë dhe ta bëj pikërisht në tokën gjermane për të shpresuar tek një kualifikim historik përtej fazës së grupeve të Europianit.

Turneu që do të zgjas deri më 14 korrik do të vij ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe në Radio Klan.

Klan News