Hungaria dhe Zvicra janë skuadrat favorite për tu kualifikuar në raundin tjetër të Europianit nga grupi A. Dy kombëtare që masin forcat kundër njëra-tjetrës në orën 15:00 në Këln për të hedhur një hap të madh drejt këtij misioni.

Hungaria do të paraqitet në një Euro të dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit aktual Marco Rossi, i cili është ngarkuar të përmirësojë bilancin e edicionit të shkuar ku u eliminua që në fazën e grupeve.

Në krahun tjetër, Zvicra e shqiptarëve synon të jetë pretendonte për të kaluar më tej.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të jenë padyshim dyshja që pritet më shumë, me eksperiencën e tyre që do i shërbejë për të arritur tek suksesi.

15 lojtarë aktual ishin edhe në Europianin e shkuar, teksa 13 prej tyre në Botërorin e Katarit. Një tregues që konfirmon se Zvicra i beson këtij grupi futbollistësh.

Hungaria ka shënuar në 11 ndeshjet e fundit, përfshirë miqësoret, për të qenë një kockë e fortë për këdo nga kundërshtarët.

Kjo do të jetë hera e 10-të që dy kombëtaret luajnë me njëra-tjetrën, me bilancin që flet në favor të Zvicrës me 4 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime.

Klan News